Emri:Sllupçani
Komuna:Komuna e Likovës
Popullsi:3789 banorë
Kodi postal:Sllupçan 1307
Rezulttatet:viti 2002
KALAJA E QUAJTUR SLLUPÇAN PËRTHAN PLAGËT

Plagët e luftës gjithsesi se mbeten dhe nuk harrohen shpejt. Andaj, edhe faza e pasluftës është e vështirë, sidomos tash, në prag të stinës së dimrit. Nevojat më të mëdha do të jenë për ushqim dhe mbulesa. Por, s'do mend se mungon edhe veshmbathja për fëmijët. Pastaj, problem paraqet edhe vendosja për banorët e mbi 100 familjeve, shtëpitë e të cilëve tërësisht janë shkatërruar.


Në fshatin Sllupçan kanë rënë 23 viktima, prej të cilëve 7 në familjen Zymberi. Prej rreth 600 shtëpive, vetëm 8 kanë mbetur të padëmtuara, kurse mbi 100 tërësisht janë të shkatërruara. Mbi Sllupçan kanë rënë rreth 60 mijë predha!

Banorët e këtij fshati në numër të madh gjatë gjithë luftës qëndruan pranë pragjeve të të parëve të tyre dhe pa marrë parasysh moshën, iu bashkangjitën radhëve të UÇK-së. Edhe pse janë duke i ndier pasojat nga lufta, ata megjithatë mburren me atë që e kanë bërë. Krenaria kombëtare tek ata vërehet edhe sot, në kohën kur po zhvillohen aktivitete të ngjeshura për rivitalizimin e shtëpive dhe objekteve tjera të dëmtuara. Në hyrje të fshatit dhe gjithkund në pullazet e shtëpive në Sllupçan sot valon flamuri kombëtar shqiptar.Në hyrje të fshatit me këdo që të takohesh të pret me fjalët “mirëseerdhe në Kalanë e quajtur Sllupçan”.

Historia krijohet kështu, me gjakun e bijve e bijave tona, thotë imami i Sllupçanit, hoxhë Jakup Asipi, gjatë vizitës që i bëri ekspedita e të gjitha kategorive të futbollistëve të KF “Bashkimi” varrezave të dëshmorëve të rënë në Sllupçan , e sidomos 7 varrezave të anëtarëve të familjes Zymberi, të cilët vdiqën nga një predhë e gjuajtur nga helikopteri i ushtrisë maqedonase.Vdiqën aty ku ishin strehuar për t'i shpëtuar vdekjes, në bodrumin e shtëpisë

Njëzet e tre dëshmorë
Ishte kjo një luftë e pabarabartë, thonë sllupçanasit.Luftuam jo vetëm me ushtrinë maqedonase, por edhe kundër makinerisë ushtarake bullgare e ukrainase.Për të drejtat tona kombëtare këtu jetën e tyre e flijuan 23 veta.E flijuan jetën dëshmorët e kombit Abdylmexhid Shahini 13-vjeçar , Afrim Kalanica në lulen e rinisë, xha Ramizi ... Abdylmexhidi ishte fëmijë, thotë mjeku Fatmir Hasani. Forcat maqedonase e gjuajtën me predhë natën kur duhej të hynte në fuqi armëpushimi më 4 korrik.Por, Abdylmexhidi sot është krenaria e fshatit. Ai gjatë gjithë kohës, pa iu trembur syri, nëpër breshërinë e predhave u dërgonte ushqim ushtarëve të UÇK.

Dr.Fatmiri na rrëfeu edhe për shumë momente të cilat nuk do t'i harrojë derisa të vdes. Nuk do të harrojë masakrën mbi familjen Zymberi, si dhe plagosjen e një numri të madh civilësh të cilët gjendeshin në bodrum, por dhe shumë momente të ngjashme, që i ka përjetuar bashkë me motrat në ambulancën e tij. Në ato momente është dashur të vepronte ashtu siç ka ditur vetëm ai, pa prituar dhe pa pushuar fare. Me këtë rast, dua të falënderoj sidomos dr.Muharrem Nexhipin, thotë dr.Fatmiri, sepse vazhdimisht interesohej për gjendjen e popullatës dhe të atyre që kishin nevojë për intervenim mjekësor. Gjithashtu falënderoj edhe gazetarët, të cilët vazhdimisht më thirrnin nëpërmjet telefonit.Kjo për mua ishte edhe një stimul më tepër që për asnjë moment të mos e kursej veten.

Mjaft rrëqethës është takimi me Skënder Zymberin, i cili gjatë depërtimit të granatës në bodrum i humbi më të dashurit e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët. Rreth orës 10.10 në bodrum ishin të strehuar rreth 80 veta.Predhat e ushtrisë maqedonase binin njëra pas tjetrës.Një predhë depërtoi në bodrum. Për vdekje qëlloi 7 veta , të gjithë anëtarë të familjes sime Zymberi,ndër të cilët edhe bashkëshortja ime dhe dy fëmijët. Më tej Skenderi rrëfen se menjëherë pas shpërthimit të predhës është krijuar një atmosferë e tmerrshme, por pa humbur mendjen menjëherë kemi filluar t'i evakuojmë të gjithë, derisa arritën motrat e UÇK-së për t'ua ofruar ndihmën e parë mjekësore. Interesant është të theksohet fakti se gjatë luftimeve në këtë zonë dhe ditën kur mbi fshat ranë 1.600 predha, në Sllupçan kanë lindur 10 foshnje të reja, prej të cilave 8 djem e dy vajza.

Askush nuk ka besuar në luftën kundër civilëve
Të shumta kanë qenë rastet, thotë një banor i Sllupçanit, kur në mungesë të bukës kemi ngrënë grurin e zier. Falë mirëkuptimit të popullatës civile, nuk e kemi pasur vështirë rreth organizimit të popullatës në kushte lufte, thotë Hatip Demiri, komandant i Shtabit të Mbrojtjes Civile për zonën e Likovës. Por, duhet pranuar, shton ai, se askush nga civilët nuk e ka besuar se mund të ndodhë ajo që ushtria e një shteti ta granatojë e të shkatërrojë popullatën civile të po atij shteti.Shi për këtë arsye edhe ka humbur besimi ndaj autoriteteve shtetërore tek popullata e këtushme, thotë Hatip Demiri, i cili gjatë gjithë kohës së luftës ishte personi që drejtpërsëdrejti i mbante kontaktet me gazetarët dhe mediumet e ndryshme rreth informimit për ate se çfarë po ndodh në këtë zonë dhe me çfarë po përballet popullata e këtushme. Andaj, thotë ai, askush edhe nuk ka dashur t'u përgjigjet ultimatumeve qeveritare për tërheqje të popullatës civile nga zonat e luftës, sepse nuk kishin besim tek organet policore e ushtarake maqedonase.

Plagët e luftës gjithsesi se mbeten dhe nuk harrohen shpejt.Andaj, edhe faza e pasluftës është e vështirë. E kuptueshme është që kushtet për jetesë pas luftës janë të vështira, thotë Abedin Zymberi, duke shtuar-sidomos tash, në prag të stinës së dimrit.Nevojat më të mëdha do të jenë për ushqim dhe mbulesa.Por, s'do mend se mungon edhe veshmbathja për fëmijët. Pastaj, problem paraqet edhe vendosja për banorët e mbi 100 familjeve, shtëpitë e të cilëve tërësisht janë shkatërruar. Ja, edhe mua shtëpia më është shkatërruar, thotë Abedini, dhe për momentin jam vendosur tek kushëriri im. Kurse një pjesë e banorëve janë vendosur gjithashtu tek të afërmit në fshat, kurse të tjerët në Kumanovë, Shkup e vende të tjera. Abedini me këtë rast nuk lë pa i falënderuar vëllezërit shqiptarë nga Struga, Kërçova, Gostivari e viset tjera për përkujdesin që po e tregojnë tani pas zhvillimeve luftarake, duke sjellë ndihma të ndryshme humanitare.


Edhe përkundër gjithë asaj çfarë ka ndodhur në Sllupçan, edhe përkundër gjithë atij tmerri që e kanë përjetuar banorët e Sllupçanit, këtu ekziston shpresa se gjallëria në aty sërish do të kthehet, do të kthehet, por me një histori të re, sepse popullata shqiptare në Maqedoni nuk do të jetë më popull i rendit të dytë dhe i diskriminuar, por do të jetë popull i barabartë në të gjitha sferat e jetës në shoqëri në Republikën e Maqedonisë. E për këtë edhe është zhvilluar lufta, thonë ata, andaj edhe nuk pendohen për humbjet dhe tmerrin e përjetuar.
 
* * *
 
Sllupcani i Ilirides, qendra e rrezistences kunder armikut. Pas shum vitesh durimi, dhe deshtimit te politikes shqiptare ne Iliride, shqiptaret e Ilirides e pane te nevojshme krijimin e nje strukture ushtarake per ti fituar te drejtat e tyre qe ju takonin ne kete shtet. Paraqitja e Ushtrise Clirimtare Kombetare u be fillimisht ne fshatin Tanushe, me pastaj ne rrethinen e Tetoves dhe me ne fund ne rrethin e Karadakut. Luftetaret zbriten ne fshatrat e komunes se Likoves, ata u pranuan ne fshatin Sllupçan mjaft ngroht, sllupçanasit pa hamendje pranuan ti dalin zot çehtjes kombetare, hoxha i nderuar tash me i ndjere Mulla Jakup Hasipi i cili ishte si nje udheheqes shpirteror i popullates se kesaj ane u tha bashke fshatareve te tije se detyra e tyre ishte te mbronin fshatrat e tyre dhe kurr te mos zmbrapsen. Me 2 maj 2001 u shpall zone e lir ne kete fshat, shteti menjeher lansoi ultimatume qe popullata civile te braktise fshatrat dhe me pastaj te merret nje aksion per likuidimin e luftetareve te UCK-se qe ndodheshin neper fshatrat e rrethit te Kumanoves. Kete deshire armikut nuk ia plotesuan Sllupçanasit, gra, pleq, dhe femij qendruan neper shtepite e tyre. Luftimet filluan menjeher te nesermen ora 15:00 shteti granatonte me aq artileri dhe helikopter qe kishte, madje dhe me aeroplan te tipit "Suhoi" (Ukrainas), fshatrat shqiptare e posaqerisht Sllupçani ishin te rrethuara me tere ushtrin e nje shteti, me qindra tankse e topa, nderkaq luftetaret e UCK-se me armatim ishin te dobet pore morali dhe ideali i tyre i bente me te forte dhe fitimtare, si ne shume luftra tjera te shqiptareve ne anen e armikut mbreteronte heshtje e vdekjes, nderkaq nga ana e luftetareve tane kendohej dhe festohej fitorja e sigurte. Luftetaret tane i perballuan sulmeve me muaj te tere, edhe pse me mjaft probleme dhe ne munges te armeve ata ia dolen ti tregojne botes se jemi komb qe dim te mbrojm votrat tona, treguam se nje fshat shqiptare vlen sa nje shtet i dikujt, me muaj te tere qendruan edhe vet banoret e fshatit, gra dhe femij neper shtepite e tyre, mbijetuan me mungesen e bukes dhe te ujit, qendruan nen rrezikun e granatave qe binin rreshturazi pa nderprere dit e nat, qendruan sepse kishin besim ne luftetaret e UCK-se. Sakrificat ishin te medha duke filluar nga Komandanti Afrim Kalanica i cili ra deshmor i pare ne kete fshat, e deri tek luftetari me i ri Abdyl Mexhid Shahini (14 vjeçar), per komb u sakrifikua dhe familja Zymberi ne shtepine e te cileve ka depertuar nje granate e cila ka shkaktuar 11 te vdekur tegjith gra dhe femij. Me gjithe humbjen e jeterave, plagosjet e shumta dhe shkatrrimin total te shtepive te tyre, vija e frontit nuk levizi kurre, aq me pak morali i luftetareve. Armiku nuk pati sukses ne asnje aksion, saher qe tentuan te hyjn ne fshat, tanksat e tyre mbeteshin rruges, luftetaret qendruan ashtu si askush me pare, arriten te mposhtin nje shtet te tere. Te tronditura bota dhe europa u detyruan te nderhynin per te ardhur deri tek nje zgjidhje e cila do te shkonte pa dyshim ne favor te popullit shqipetare. Rezistenca shqipetare pikerisht ne fshatin Sllupçan deshmoi edhe njehere lashtesin e trojeve tona si dhe themelet qe i kemi ne keto troje, u deshmua se rrenjet i kemi thelle me mijera vjet andaj dhe nuk mund te na levizin madje as te na afrohen. Ashtu si dhe shum fshatra te tjere te shqipetareve, qe kan themelet e fortesave me te medha dhe me te qendrueshme edhe Sllupçani mbeti mit i qendreses, kala e pa mposhtur, dhe sakrific e fitores per lirine e kombit shqipetar.
 
* * *
 
Me rastin e ceremonisë mortore të Haxhi Jakup ef. Hasipi
 
Nga vdekja jote mësuam o vëlla i yn!

Jakup efendiun e njohim si hoxhë të devotshëm dhe si guximtar. Ai këto cilësi, jo vetëm që i dëshmoi me fjalë por edhe me vepër. Qëndrimet e tij të pa luhatura e bënin bindës përpara masës besimtare dhe jobesimtare. Secili që e ka njohur atë, dëshmon se ishte i papërtueshëm dhe i gatshëm në çdo kohë ta tregonte në vepër. Kështu kur erdhi koha e dëshmive fizike kundër padrejtësive që ushtronin serbët në Kosovë dhe maqedonasit në Maqedoni, ai veshi uniformën dhe u rreshtua me djelmoshat që tronditën diplomacitë lindore e perëndimore.

Për veprën e tij do të flitet dhe shkruhet shumë. Ishte njeri që duhet kujtuar edhe për shumë kohë dhe atë ia kanë borxh bashkëveprimtarët e tij. Borxh ia kanë kohanikët e tij të profesionit, xhemati dhe bashkëluftëtarët. Faza e parë u dëshmua si e suksesshme me prezencën e tyre gjatë ceremonisë së varrimit të tij. Kuptohet këtu ka pasur edhe përjashtime që me kohë do të sqarohen arsyet, por prezenca prej 25-30 mijë fillimisht mjafton për të vlerësuar se faza e parë doli e suksesshme. Besimtarët nuk kishin parë ndonjëherë numër kaq të madh individësh të tubuar për një hoxhë. Jo vetëm për hoxhë por edhe për ndonjë aktivitet festiv tjetër nuk ka pasur tubim kaq masiv. Pjesëmarrja e tyre jep sinjale të qarta për ata që ndërtojnë vizione për të ardhmen e popullit. Jep sinjale për udhëheqësit e partive politike të cilët në një mënyrë ose tjetër mundohen ta injorojnë kontributin e faktorit fetar islam.

Mungoi organizimi i mirëfilltë

Oraganizimi ishte bërë nga bashkëfshatarët e merhumit, Zoti e mëshiroftë ata. Gjithashtu i shpërbleftë Zoti organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit që u lutën për të. Ishte mbi mundësitë e organizatorëve që t’i përcillnin ashtu siç duhej dhe ashtu siç meritonte prezenca e atyre që kishin shprehur dëshirën për t’ia dhënë lamtumirën e fundit nga kjo dynja hoxhës së tyre. Duke pasur parasysh mundësitë e një fshati, organizimi ishte në formën më të mirë të mundshme. Por ajo që dua të them është: vallë e kishin për detyrë bashkëfshatarët e merhumit ta bënin organizimin? Vallë, i mbetet të organizojë fshatit, prezencën e dhjetëra mijë njerëzve? Nëse një tubim i rastit bëhet në një qytet, mobilizohet i tërë ekipi i rendit dhe organet tjera të pushtetit komunal. Nëse një qytet e ndien nevojën e organizimit, a thua çfarë organizimi duhet të bëhet për fshatrat kur vërshojnë njerëzit. Duke qenë besimtarë të mirëfilltë, u treguan një veti e vetorganizimit të lartë. Zoti i shpërbleftë.

Kush duhej të organizonte

Me këtë pyetje nuk dua të fajësoj askënd, por po mundohem të jap një pasqyrë më të qartë për të ardhmen. Besimtarët mysliman aktiv, nuk kanë besuar se numri tyre është kaq i madh. Ata asnjëherë nuk kanë menduar se do të vinte dita të mendojnë për një mikpritje kaq masive. Pra, ka ardhur koha që edhe ne duhet të mendojmë për mikpritje të tilla siç ishte ceremonia mortore e efendiut nga Kumanova. Në këtë rast kush duhej ta bënte organizimin e varrimit?
Mendoj se organizimin duhej ta bënin organet në të cilat merhumi ka qenë i angazhuar dhe pushteti lokal. Jakup efendiu para se të ishte hoxhë i fshatit, ishte myfti i rrethit të Kumanovës. Me këtë dua të them se organizimi i takonte myftinisë së Kumanovës e jo bashkëfshatarëve. Përderisa merhumi ishte myfti i Kumanovës, ai drejtpërdrejtë ishte i angazhuar në Bashkësinë Islame të Maqedonisë (BIM), dhe me këtë rast organizimi do t’i takonte edhe BIM-it. Gjithashtu merhumi ishte pjesëmarrës aktiv në luftën maqedono-shqiptare të vitit 2001, dhe kështu angazhimet e tij e bënin atë që me organizimin e varrimit të tij të merreshin edhe veteranët e UÇK-së e jo vetëm BIM-i.

Varrimi përpos ceremonisë fetare duhej të bëhej edhe me praninë e një strukture të bashkëluftëtarëve të tij në krye me Ali Ahmetin, me deputetët dhe ministrat që tani mburren me veprën e dëshmorëve. Mburren me veprat e atyre që i votuan për në funksione që tanimë ata i gëzojnë. Këta të fundit jo që nuk u morën me organizimin e varrimit të dëshmorit të Allahut dhe kombit, por ata nuk u paraqitën fare në foltore. Meqenëse ishte pjesëmarrja shumë e madhe nuk di nëse kishin prezantuar fizikisht ose jo, por përderisa nuk u anashkaluan për të folur shumë personalite nga Shqipëria, Kosova dhe BIM-i mendoj se edhe këta nuk do të ishin anashkaluar.

Kjo ceremoni mortore na mësoi shumë gjëra. Uroj që All-llahu ta shpërblejë me xhenetin Firdeus hoxhën e respektuar sepse vepra e tij na mundësoi që edhe për së vdekuri të marrim mësim nga ai.

Kumanovë, 8.01.2006

Jakup Asipi Debat Univerzitet TETOVE