Beqir Sadiku (08.11.1980-22.06.2001)
I lindur në fshatin Sllupçan ku edhe e kreu shkollën fillore, me pastaj ushtronte zanatin si zdrukthtar. Në vitin 1998 gjatë luftës së kosovës për herë të parë merr obligimin kombëtar për të luftuar nën hijën e brigadës 122 ku edhe ka qenë pjesmarrës direkt në akcionin “Shigjeta”. Me dalje në shesh të UçPMB në luginën e Preshevës emërohet komandant I skuadrës artilerike në brigadën 113 ”Ibrahim Fejzullahu”.Me fillimin e luftës në Maqedoni në prill të vitit 2001 kthehet në Sllupçan I emëruar komandant togu prej ku edhe vazhdon pjesmarrje nëpër betejat më të njohura si ajo e Mateçit më pas asaj të Haraçinës ku edhe ishte I plagosur bie gjate një aksioni për ndalimin e hovit të tanksave në Haraçinë me 22 qershorë 2001. I varrosur në varrezat e Dëshmorëve Sllupçan

Lefter Bicaj – KOMANDANT TELI (1969-2001)
Është i Lindur në f.Poliçan – Berat në Shqipëri. I martuar kishte dy fëmijë  djal e vajzë. Ishte pjestar I dalluar I njesitit per kryerjen e detyrave speciale "BRISKU" në Shqiperi, po ashtu edhe ne lufterat ne Kosovë dhe ne Preshevë. Kulminacioni I trimerise tij arrihet ne luften e 2001-shit Ku si komandant I njesisë speciale ”Teli” mbetet legjende e paharruar e kombit shqiptar. Me strategjine dhe shkathtesine qe tregoi ne luftimet neper betejat me te ashpra si ne Sllupçan, Mateç dhe Haraçine u bë I njohur dhe I dashur per te gjitha ata qe ishin bashk me te. Më 7 gusht 2001 u vra ne nje tradheti me pese bashkëluftetar me te ngusht te tij ne Gazi Babë-Shkup. U varros ne vendlindje ne Berat- Shqiperi

 

Ndriçim Hoxha (15.03.1971-07.08.2001)
U lind në fshatin Gizavezh të Librazhdit-Shqipëri ku edhe e kreu shkollën fillore, rrjedh nga një familje e vjetër me virtyte të larta kombëtare. Me fillimin e luftës në Maqedoni ai me plot zell bashkangjitet në rradhët e UÇK-së si dhe shumë luftëtarë nga Shqipëria që dhan kontribut të madh e sidomos në fshatrat Sllupçan, Mateç dhe Haraçina. Edhe ky ishte ushtarë i njësisë famshme “Teli”. Vdiq me 07 Gusht 2001 në tradhëtinë e Gazi Babës për të mbetur mungesë e përjetshme e djalit të tij të vetëm. I varrosur në Vendlindje në f. Gizavezh Librazhd- Shqipëri.

 

 

Pajtim Roci (05.02.1980-07.08.2001)
U lind në fshatin Krumë të Hasit-Shqipëri, ku edhe e kreu shkollën fillore që më pas të shpërngulet në Tiranë me çka vazhdon edhe gjimnazin e përgjithshëm, ishte pjestar i UÇPMB-së ku tregoi guxim të madh si luftëtar dhe më pas ai u rradhit në UÇK ku veproi në Sllupçan, Mateç si dhe në Betejë e ashpër të Haraëçnës. Me 7 Gusht 2001 vritet mizorisht si rezultat i tradhëtisë së Gazi Babës së bashku me 5 bashkluftëtarët nga njësia “Teli". U varros në varrezat e Tiranës.